Zëdhënësi i VV-së “zbulon” një mision, e editon shkrimin për t’u shfaqur trim: S’ka forcë që na shantazhon
Arlind Manxhuka, zëdhënësi i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë dy gjëra.
E para, Manxhuka ka zbuluar një “mision me sloganin “VV” nën 50 për qind”. Madje, nuk ka ngurruar të thotë se kjo do të dështojë.
E dyta, Manxhuka ka edituar statusin e tij, për të shtuar diçka, gjë e cila e “shfaqi” atë si trim.
“Këtu jemi. Nuk ka forcë që na shantazhon, nuk ka forcë që na ndalon drejt bërjes së Kosovës shtet ashtu siç e meriton” – ishte pjesa që e shtoi më vonë Manxhuka.