Zëdhënësi i Qeverisë: Prioritetet për neve tani janë siguria e Kosovës dhe sanksionet ndaj Serbisë
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë me dije se prioritet për Kosovën tani është siguria e Kosovës dhe sanksionet ndaj Serbisë.
Duke i komentuar thirrjet e ndërkombëtarëve për dialog, ai ka thënë se ato parimore.
Ai ka thënë se Serbia duhet të ketë pasoja për sulmin terrorist të 24 shtatorit.
“Thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë për dialog janë parimore. Ne besojmë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve është dialogu, por prioritetet për neve tani janë siguria e Kosovës dhe sanksionet ndaj Serbisë, të përcaktuara pas sulmit terrorist më 24 shtator. Po punohet bashkë me KFOR-in për ta rritur nivelin e sigurisë në veri përmes bashkëpunimit”, ka thënë ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së.
Sipas tij, të gjitha misionet diplomatike të Kosovës për punojnë për t`i sensibilizuar aleatët për këtë sulmin në Banjskë.
“Nëpërmjet misioneve diplomatike dhe takimeve me ndërkombëtarët, po shfrytëzojmë mundësinë të ritheksojmë se me gjithë këto dëshmi duhet të ketë pasoja për Serbinë sepse ndryshe veç e inkurajon atë. Është përgjegjësi e jona të kërkojmë, argumentojmë dhe të insistojmë për këtë [sanksione ndaj Serbisë”, është shprehur Kryeziu.