Zëdhënësi i Qeverisë flet për draft-statutin e Ramës: Presim mbështetje nga Shqipëria, ndërmjetësues ka shumë - NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë flet për draft-statutin e Ramës: Presim mbështetje nga Shqipëria, ndërmjetësues ka shumë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka deklaruar se nga Shqipëria presin mbështetje, derisa po e komentonte draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kjo pasi, sipas tij, “ndërmjetësues ka shumë”.

“Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë.” – ka thënë ai për RTV Dukagjini.

Ndryshe, një draft statut të punuar nga “ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë”, kryeministri Rama dje konfirmoi se ia ka dorëzuar presidentit Francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe Scholz një draft të Asociaoinit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charls Michel dhe palën amerikane. Është një draft punuar nga ekspert të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë.” – deklaroi ai.

Bashkimi Evropian i ka thënë Nacionales se çdo “kontribut konstruktiv” në dialogun Kosovë-Serbi është i mirëpritur.

“Çdo kontribut konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nën të cilin po diskutohet për Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe, është i mirëseardhur. Përfaqësuesi i lartë, Borrell është në kontakt të vazhdueshëm me liderët e rajonit dhe të vendeve anëtare të BE-së.” – tha ai.

Lajme të ngjashme