Zëdhënësi i PDK-së pyet për njohjen dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka listuar disa çështje për njohjen dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Abdullahu ka pyetur nëse normalizimi nuk nënkupton njohje, a i bie që “njohja e shtetit po bëhet jo normale”.
“Sa më shumë zgjerohet hapësira kohore, ndërmjet normalizimit dhe njohjes, aq më shumë njohja do të kualifikohet si jo normale.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Njohja dhe Normalizimi
• Nëse normalizimi i raporteve me Serbinë nuk nënkupton edhe njohje, a po i bije kjo që njohja e shtetit të Kosovës po bëhet jo normale?
• Nëse normalizimi e forcon paqen jo vetëm në rajon, a do të thotë kjo se njohja e shtetit tonë e rrezikon paqen?
• A do të bëhet normalizimi gjendje e zakonshme për Kosovën të cilën, nëse ne kërkojmë njohje, krijojmë gjendje të pazakonshme?
• Nëse normalizimi e sjell asociacionin për serbët, a do të thotë kjo se njohja rrezikon serbët në veri dhe gjithandej në Kosovë?
• Nëse anëtarësimi në BE, në NATO, njohja nga pesë shtetet mos njohëse, nuk janë pjesë e normalizimit a do të thotë kjo se kërkesa që këto të ndodhin do të bëhen jo normale?
• Sa më shumë zgjerohet hapësira kohore, ndërmjet normalizimit dhe njohjes, aq më shumë njohja do të kualifikohet si jo normale.
