Zëdhënësi i PDK-së: Kurti majtist banal, qeverisja e tij po shndërrohet në diktaturë populiste - NACIONALE

Zëdhënësi i PDK-së: Kurti majtist banal, qeverisja e tij po shndërrohet në diktaturë populiste

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së, duke folur për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, theksoi se mendësia e tij majtiste po shndërrohet në diktaturë populiste.

Ai nuk ngurroi ta quante majtizmin e Kurtit banal.

“Parimisht, jo që është i majtë në kuptimin europerëndimor, por është e majtë banale, sepse ka të bëjë me një mundësi populiste. Por, ama të përpunuar me vite të tëra, bile ka origjinalitet brenda Kosovës që e ka trashëgu këtë farë majtizmi dekadent, që ka fillu tash edhe mendësinë qeverisëse populiste, që faktikisht po na bëhet diktaturë populiste”, theksoi ai në T7.