Zëdhënësi i AAK-së i përgjigjet Ferajt: Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në - NACIONALE

Zëdhënësi i AAK-së i përgjigjet Ferajt: Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, i ka reaguar anëtarit të VV-së Hysamedin Ferajt për deklaratën skandaloze ndaj kryetarit të tij, Ramush Haradinaj duke thënë se Feraj s’ka qenë i rrezikuar as të burgoset as të vritet.

Blaka përsëri ka pyetur se pse vetëm Albin Kurti ka dhënë intervistë për media nga krejt të burgosurit e tjerë.

Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në, krenarinë e kombit tonë.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i tij i plotë:

Feraj s'ka qenë i rrezikuar as të burgoset e as të vritet. Në kohën kur shqiptarët burgoseshin, luftonin e vriteshin ai ishte nëpër skuta.

Gjithëherë besnik ndaj Serbisë, gjithëherë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj të shenjtë, gjithëherë duke pëllitur për interesat e Serbisë.

Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në, krenarinë e kombit tonë.

Sa i përket të burgosurve, prapë e shtrojmë pyetjen: sa të ish të burgosur në Jugosllavi kanë dhënë konferenca për media? Vetëm një.

Sa i përket të rënëve, ata janë krenaria jonë, ndërgjegja jonë kombëtare.

Lajme të ngjashme