Zëdhënësi i AAK-së drejtuar Kurtit dhe këshilltarit të tij: Hiçi me viçin - NACIONALE

Zëdhënësi i AAK-së drejtuar Kurtit dhe këshilltarit të tij: Hiçi me viçin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas një deklarate të Elvis Hoxhës, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, drejtuar Ramush Haradinajt, ka reaguar zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.

Në përgjigje të kërkesës së Haradinajt që Kurti të largohet nga posti i shefit të kabinetit, Hoxha tha diçka jo pak nënçmuese për Kurtin dhe këshilltarin e tij.

“Ramush, nuk ka nevojë të hartosh fraza që shpejt të kthehen në fore kundër teje. Ramush, kur është për më folë diçka, je fut në zanat t’huaj. Si të ta them… më mirë hesht. Fiton më shumë vota kur hesht sesa kur këndon apo imiton lopën. Lulëzim Blaka zëdhënës i AAK-së, ka reaguar pas ofendimeve që Elvis Hoxha, këshilltar i Kurtit, i bëri për ish kryeministrin Haradinaj”, shkruante Hoxha.

Pas kësaj, Blaka ka i’u është drejtuar me disa fjalë të rënda Hoxhës dhe Kurtit.

“E dhimbshme. Ja ky hiçi ynë, çfarë viçash ka për këshilltarë. Këtë vemje. Këtë parazit!”, ka shkruar Blaka në Facebook.

Lajme të ngjashme