Zbutet Shala, vjen me një propozim për Urën e Ibrit: Të hiqet KFOR-i, mos të kalojnë automjetet e tjera
Krenar Shala, analist, pak më parë kritikoi ashpër ambasadorët e QUINT-it në lidhje me qëndrimin refuzues rreth hapjes së Urës së Ibrit.
Sidoqoftë, në një status tjetër, Shala duket se është zbythur pak.
Kësaj radhe, Shala ka ardhur me një kompromis.
Sipas tij, mbi Urën e Ibrit duhet të hiqen automjetet e KFOR-it. Megjithatë, në propozimin e tij, Shala vlerësoi se mbi Urën e Ibrit “mos të kalojnë automjetet e tjera”.