Zbulohet manipulimi me sondazhe në “Viber” në RTV Dukagjini, Mehmetaj tallet me VV-në
Autori i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Ermal Panduri, ka treguar se më nuk do të nxjerr sondazhe nga aplikacioni “Viber”.
Kjo pasi ekipi i rrjeteve sociale në RTV Dukagjini e kanë zbuluar manipulimet që janë bërë në këtë sondazh deri me tani.
Panduri mbrëmë ka thënë se është zbuluar se njerëzit kanë mundur të votojnë disa herë në sondazhe.
“Këto sondazhe nuk janë kredibile dhe për këtë arsye do ta largojmë sondazhin nga grupi ynë në viber. Kërkojmë falje për sondazhet që kemi nxjerrë si të vërteta por nuk kemi pasur njohuri për këtë manimulim”, ka thënë Panduri.
Këtë fenomen e ka komentuar gazetari Lirim Mehmetaj, i cili është panelist i përhershëm në Debat Plus.
Ai ka aluduar se këtë manipulim kanë pasur gisht përkrahësit e VV-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai është tallur me zëdhënësin e VV-së, Arlind Manxhuka.
“Në emisionin e sotëm, në Debat Plus, Ermal Panduri e tregoi mënyrën qysh dashakeqet e kanë manipuluar sondazhin në Viber. Faleminderit Ermalit që e sqaroi. Arlind Manxhuka, përshëndetje. T'la pa punë do ditë”, ka shkruaj Mehmetaj.