“Zbatimin e marrëveshjes do ta bëjmë me ‘disclaimer’ si për letërnjoftimet e Kosovës”, thotë Vuçiqi - NACIONALE

“Zbatimin e marrëveshjes do ta bëjmë me ‘disclaimer’ si për letërnjoftimet e Kosovës”, thotë Vuçiqi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për Marrëveshjen Bazike për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën tha se do të zbatojë “gjithçka që kemi thënë” duke ju referuar të ashtuquajturave “vija të kuqe” që janë “jo-njohje” dhe “jo Kosovën në OKB”.

Për atë se çka është i gatshëm të zbatojë, ai tha se do të bëhen me “disclaimers” siç ishte rasti me pranimin e letërnjoftimeve kosovare ku në pikëkalimet kufitare shënohet me një billbord komenti se kjo “nuk do të thotë njohje”.

Serbia dëshiron të zbatojë çfarë ka thënë. Serbia do të zbatojë gjithçka që kemi thënë në një mënyrë të ndershme dhe korrekte, por presim themelimin e Asociacuionit para së gjithash”, ka thënë ai.

"Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Serbia nuk do të pranojë asnjë dokument që obligon mbështetjen dhe ndihmën e Kosovë në anëtarësim në OKB, organizata, institucione dhe agjenci të OKB-së. As në afatgjatë dhe as afatshkurtër nuk do ta pranojmë një vendim të tillë”, thotë Vuçiq.

Për sa i përket gjërave të ndryshme që kemi bërë tashmë, nga letënjoftimet te targat, e deri te gjithçka tjetër, në mënyra të ndryshme, gjithmonë jemi përpjekur të arrijmë një kompromis. Ne do të bëjmë maksimumin në të ardhmen. Dhe ne gjithmonë kemi thënë se jemi për një Ballkan të hapur, se nuk kemi asnjë problem me këtë, por se gjithmonë do të postojmë të ashtuquajturat ‘disclaimers’, të cilat do t'ua bëjnë të qartë të gjithëve se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai, siç e cituan mediat serbe.

Lajme të ngjashme