“Zalloga”: Nuk vonon deputeti Basha, i del në mbështetje ministrit Murati pasi u gjuajt me miell nga PSD-ja - NACIONALE

“Zalloga”: Nuk vonon deputeti Basha, i del në mbështetje ministrit Murati pasi u gjuajt me miell nga PSD-ja

4 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pas aksionit të Partisë Socialdemokrate, të cilat gjuajtën me miell në drejtim të ministrit Hekuran Murati, pasi ky i fundit ndaloi pagat për grevistët.

Basha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, si zakonisht i ka dalë në mbrojtje Qeverisë, duke thënë se nuk është njëjtë si kur gjuhen me miell Mustafa e Thaçi.

"E kanë gju me miell Hekuranin sepse po kërkon m’u respektu ligji, dhe sot lajmëroi që po ndihmon me 150 milion euro bizneset dhe qytetarët në nevojë", ka thënë ai.

Ai madje ka ofenduar aktivistët e Partisë Socialdemokrate, duke i quajtur ata “zalloga’.

Postimi i plotë i deputetit Basha:

“E kanë gju me miell e ve Isën e Thaçin SEPSE ka qenë jetike me ndal ZAJDENICËN. Sot krejt Kosova e pranon që sikur t’realizohej zajednica e bënte Kosovën jofunksionale përjetë!

E kanë gju me miell Hekuranin sepse po kërkon m’u respektu ligji, dhe sot lajmëroi që po ndihmon me 150 milion euro bizneset dhe qytetarët në nevojë. Nuk është njejtë, zalloga!

P. S. S’ka rëndësi, Qeveria Kurti s’ka mu ndal pa u ndal kriminelët!”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme