“Zajednica nuk kalon”, Sefaj: Para themelimit të Asociacionit Kurti duhet me kërku falje
Kryetari i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civil (SSHCK), Ali Sefaj, ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti është pajtuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kurti para se ta themelojë Asociacionin duhet të kërkoj falje që ka gënjyer për 10 vite.
“Qeveria para se me themelu Zajednicen (e qe në fakt është pajtu me themelu, veq po na lyen me kos), duhet me kërku falje qe na ka rrejtë për 10 vjet. Ndërsa ne duhet me perdorë secilin mjet për ta pengu dhe kundërshtu. Zajednica nuk kalon!”, ka shkruar Sefaj.