Zafir Berisha komenton paraqitjen Radojçiqit: Ai e ka vendin në burg, çerdhja e tij është në Serbi
Zafir Berisha, anëtar i Nismës, ka bërë një deklaratë lidhur me praninë e Milan Radojçiqit në një kodër në Leposaviq, ku ai sfidon legjitimitetin e qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në ‘DPT’ në T7, Berisha thotë se ky ishte një akt provokues dhe se institucionet duhet drejtuar institucioneve ndërkombëtare.
“Ky është vetëm provokim i radhës i çiftit të Dacicit, Vucicit e Vulinit. Nuk mendoj se duhet të humbim shumë kohë me të. Ai e ka vendin në burg. Çerdhja e tij është në Serbi. Institucionet, e sidomos kryeministri duhet ta adresojnë këtë në organizata ndërkombëtare”, tha Berisha