Ymeri: Tendenca e pushtetit për me kap Këshillin Prokurorial është shprehë shumë ma moti - NACIONALE

Ymeri: Tendenca e pushtetit për me kap Këshillin Prokurorial është shprehë shumë ma moti

2 orë më parë

nga NACIONALE

Sipas analisti Visar Ymeri, përpjekjet e qeverisë Kurti për kontrollimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë nisur më herët, nën emrin e reformimit të drejtësisë.

“Tendenca për me kap Këshillin Prokurorial është shprehë shumë ma moti”, deklaroi ai në emisionin “VV Show” të gazetarit Vehbi Kajtazi.

Sipas Ymerit, iniciativat në drejtësi kanë pasur dy synime: dobësimin e të drejtave themelore dhe kontrollin e institucioneve.

“E para është kapja përmes shpërfilljes totale edhe të të drejtave kryesore bazike të njeriut, siç është parë te Byroja dhe te procesi i vetingut”, tha ai.

Ymeri shtoi se synimi tjetër është vlerësuar edhe nga përfaqësues të Bashkimit Evropian.

“Edhe nga përfaqësues të Bashkimit Evropian është cilësuar si tendencë për hakmarrje”, tha Ymeri, duke shtuar se kjo përshtypje është krijuar nga takimet me përfaqësues të Qeverisë Kurti.

Lajme të ngjashme