Ymeri: Plani franko-gjerman është produkt i negocimit të Kurtit - NACIONALE

Ymeri: Plani franko-gjerman është produkt i negocimit të Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Visar Ymeri ka thënë plani franko-gjerman është produkt i negocimit të Kurtit.

“Kurti i ka ndryshuar qëndrimet por ajo që dëgjuam sot dhe mbrëmë çka ka thënë në Euroneës dhe krahasuar me javën e kaluar në seancë, kjo nuk është ndryshim i qëndrimeve. Para 4 apo 5 ditëve ka thënë se do të negociohet sot na tha pa u taku me Lajcak, tha se kur kanë ardhur e kanë sjellë planin duke thënë se nuk ndryshohet”, tha Ymeri ne Debat Plus.

Sipas tij se Albin Kurti, po mashtron me vetëdije.

Deri mbrëmë na thoshte ky është i negociueshëm. Na ka mashtruar, Kurti po i ndryshon qëndrimet por problemi është se po mashtron me vetëdije. Nëse e shohim javën e kaluar në kuvend dhe sot, e kam vërejt një gjë interesant sa herë që Kurti ndihet në siklet për shkak të argumenteve që nuk mundet t’i ballafaqojë i bën dy gjëra, në njërën anë i vendos disa mashtrime të tilla sa të kalojë debatin dhe në anën tjetër egërsohet në sulmin ndaj opozitës”, shtoi Ymeri.

Lajme të ngjashme