Ymeri e LDK-së e ballafaqon Pecin me shifrat e importit e eksportit, ky ia fshin komentin - NACIONALE

Ymeri e LDK-së e ballafaqon Pecin me shifrat e importit e eksportit, ky ia fshin komentin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Janina Ymeri anëtare e LDK-së i ka komentuar ministrit të bujqësisë Faton Peci, duke e ballafaquar atë me shifrat e importit e eksportit, sidomos për importin që gati 8-fish del se janë më shumë se eksport në vlerë të parasë dhe –fish në vlerë të peshës, për 2024.

Por, ministry Peci ia ka fshirë komentin asaj.

Ymeri ka ri-shpjeguar në Facebookun e saj këtë gjë, duke shtuar se e vërteta nuk mund të fshihet.

E plotë:

me emrin Janina Ymer

E VËRTETA NUK MUND TË FSHIHET

Ministri Faton Peci fshin komente vec pse nuk ka vullnet as forcë të ballafaqohet me të vërtetën.

Sot mund te shihen komentet tjera, lavdata, po jo edhe komenti im.

Nuk kam sha minister, as ofendu, po për juve e vërteta është krypë në sy.

Me krahasu të dhenat për import - export, ma shumë shtohen dyshimet që po bartim produkte, qe jem vend transaksioni sesa qe po eksportojme nga bollëku.

Bollëk nuk ka!

Import ka gati 8-fish ma shumë se eksport në vlere te parasë dhe më shumë se 5-fish në vlerë tē peshës. Brenda vitit 2024.

Nga Dogana e Kosoves, kodi doganor për domate të freskëta 0702000000 tregon:

Janë importuar 16 Milionë Kilogram gjegjësisht 11 Milionë Euro gjatë vitit 2024.

Për ata që thojnë edhe më herët ishim ksisoj, Jo.

Importi I domateve në keto vite të qeverise është rritur rritur dukshëm.

Edhe njëherë po e them, tregoji këtij populli qe ne nuk po jemi në gjendje me rrit domate me ushqy veten, as gjatë sezonës.

Lajme të ngjashme