Xhemajli kritikon VV-në për votim të familjarëve të pushtetarëve për bord të KOSTT-it: Ç’kapje për kapje - NACIONALE

Xhemajli kritikon VV-në për votim të familjarëve të pushtetarëve për bord të KOSTT-it: Ç’kapje për kapje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli, ka reaguar pasi deputetët e partisë në pushtet sot kanë votuar për anëtar të bordit të KOSTT-it Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Ai ka bërë me dije se ky veprim i VV-së është skandal.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në Qeverinë Kurti korrupsioni dhe nepotizimi po servohen si vlerë politike.

“Skandal i ri nepotist i Vetëvendosjes: Lumnije Zeka, bashkëshortja e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu, dhe Gëzim Tosuni, nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, u zgjodhën anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it. Lufta që ka bërë VV kundër korrupsionit dhe nepotizmit paska qenë jo sepse janë fenomene që e vjedhin popullin por sepse VV nuk ka qenë pjesë e saj. Tashmë që janë Qeveri, korrupsioni dhe nepotizmi me ata të përfshirë, po servohet si vlerë patriotike. Nëse ndonjëherë krijohet agjensioni për konfiskim te pasurise, do të konfiskohet më së shumti tek VV. Janë të njohura disa raste kur zyrtarëve të saj "iu janë shfaqur" dhjetëra mijëra nën jastëk. Nëse luftohet ndonjëherë korrupsioni dhe nepotizmi, do të duket si luftë kundër VV-së. Sepse ata janë të përfshirë më së shumti”, ka shkruar Xhemajli.

Lajme të ngjashme