Pamje: Xhaka shënon gol mjaftë të bukur ndaj Tottenham Hotspur - NACIONALE

Pamje: Xhaka shënon gol mjaftë të bukur ndaj Tottenham Hotspur

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka arritur të shënojë gol në derbin e Londrës, përballë Tottenham Hotspur. Ky ishte goli i tretë i Arsenalit, gol që i jep qetësi në minutat në vazhdim skuadrës së Mikel Artetas.

Ishte minuta e 67-të duke u zhvilluar, kur Xhaka mori një top në zonë, kaloi bukur dhe goditi fort për të dërguar topin prapa krahëve të Hugo Lloris për rezultatin 3:1.

Ky është goli i dytë në Premierligë për Granit Xhakën dhe krahas golave ka edhe tre asistime për bashkëlojtarit e tij.

Forma e tij e mirë ka rënë në sy të gjithëve, ku në ditët e fundit është bërë pjesë e ballinave të mediave më të mëdha botërore që mbulojnë futbollin.

Lajme të ngjashme