Xhaferi: S`jam kryeministër teknik, ky term nuk ekziston Kushtetutë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xheferi, ka bërë me dije se status i tij nuk është teknik.
Në një intervistë për “Top Chenel”, ai ka thënë se nocioni teknik nuk ekziston as në ligjin për qeverinë dhe as në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.
“Statusi im nuk është si teknik për shkak se qeveria, mbi bazë të marrëveshjes së Përzhinës si vendim politik, ka qenë e kushtëzuar me ndryshimet e ligjit për qeverinë që qeveritë e ardhshme nga 2016-ta e këtej, qofshin të parakohshme apo të rregullta, në përbërjen e qeverisë në 100 ditët e fundit të qeverisjes do t`i shtohen ministrat shtesë të opozitës për të siguruar pajtueshmëri me rezultatet e zgjedhjeve. Nocioni i përkohshëm, nocioni teknik nuk ekziston as në ligjin për qeverinë, as në kushtetutë. …a do të thotë ajo se nuk do të merremi me çështje të tjera që dalin veç zgjedhjeve?”, ka thënë ai, duke shtuar se ky është një term që përdoret për të dobësuar qeverinë e tij.
“Kështu që termi teknik është vetëm një term popullor që përdoret jashtë atij që është nocioni dhe statusi i vërtetë i qeverisë. Çështja e përcaktimit të faktorit shqiptar të opozitës, jo se nuk më votuan mua, por fatkeqësisht, është një përsëritje e rasteve të ngjashme në histori”, është shprehur ai.