Xhaferi kryeministër, Mehmetaj: UÇK për 5 vjet bëri atë që shqiptarët u përpoqën për 500
Tashmë kur parlamaneti Maqedonisë së Veriut është në prag të votimit të Talat Xhaferit kryeministër në mandatin teknik, kësisoji duke shkruar historinë për herë të parë me një kryeministër shqiptar, gazetari Lirim Mehmetaj, ka shkruar se çka ka bërë UÇK-ja për pesë vite, shqiptarët përpiqeshin ta bënin për 500.
Reagimi i Mehmetaj:
Kur Talat Xheferi ishte zgjedhur Ministër i Mbrojtjes në vitin 2013 më Maqedoni ishin zhvilluar protesta.
Një shqiptar ministër i mbrojtjes ishte krejtësisht e papranueshme për ta.
Në 2024 një shqiptar Kryeministër i Maqedonisë, por nuk ngjan më aq dramatike për maqedonasit.
Edhe kjo arritje, që për mua është më e rëndësishmja që nga pavarësia e Kosovës, mundësohet nga një njeri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti.
Aq shumë suksese kanë themeluesit dhe udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës saqë për nga volumi do të ishin shumë edhe sikur të shtriheshin në shekuj.
Çfarë ka bërë UÇK-ja për 5 vjet (1997-2002) shqiptarët po përpiqeshin ta bënin për 500 vjet të tjera.