WSJ: Emiratet e Bashkuara kanë kryer fshehurazi sulme ushtarake kundër Iranit - NACIONALE

WSJ: Emiratet e Bashkuara kanë kryer fshehurazi sulme ushtarake kundër Iranit

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kryer sulme ushtarake ndaj Iranit, raportoi të hënën gazeta e njohur amerikane, “The Wall Street Journal”, duke cituar persona të afërt me çështjen.

Këto sulme, të cilat nuk janë pranuar publikisht nga Emiratet e Bashkuara, përfshinë një sulm ndaj një rafinerie në Ishullit Lavan të Iranit, në Gjirin Persik, raportoi gazeta, duke shtuar se sulmi ndodhi në fillim të prillit.

Agjencia e lajmeve “Reuters” nuk mundi ta vërtetonte menjëherë raportin.

Emiratet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin për sulme me raketa e dronë. Para disa ditëve, një rafineri nafte në rajonin Fujairah u përshi nga flaka dhe tre shtetas indianë pësuan lëndime.

Javën e kaluar, Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara i dënoi “në termat më të fuqishëm sulmet e përtërira terroriste e të paprovokuara iraniane, që vunë në shënjestër zona dhe objekte civile në vend”.

Kjo ministri tha se nuk do të toleronte asnjë kërcënim ndaj sigurisë dhe sovranitetit të Emirateve të Bashkuara dhe se e rezervon “të drejtën e plotë dhe legjitime për t’u kundërpërgjigjur”.

Lajme të ngjashme