Wow: Kurti thotë se bashkëpunimi i tij me Kusari-Lilën “mbase do të futet në manuale të shkencave politike”
Fjalë prej më superlativeve ka dhënë Albin Kurti për partneren e vet, Mimoza Kusari-Lila, duke shkuar aq larg sa të parashikojë se koalicioni mes Vetëvendosjes dhe Alternativës mund të futet edhe në “manuale të shkencave politike”.
Kurti tha për Kusari-Lilën se kësaj të fundës në politikë “nuk ia pamë kufijtë asnjëherë”.
“Sonte dua ta falënderoj kryetaren Mimoza Kusari-Lila për punën që ajo nuk e ndali kurrë për forcën e saj që s’ia pamë kufinjtë asnjëherë. Mimoza këto katër vite ju drejtoi ju por na drejtoi edhe ne si kryetare e Grupit Parlamentar. Ky bashkëpunim mbase do të futet në manualet e shkencave politike kur flitet për koalicionet dhe partneritetet”, th ai.
“Ndjehem i nderuar që jam sonte me ju, ku po shënojmë 8 vjet nga themelimi i partisë Alternativa. Tash e 6 vjet Lëvizja VETËVENDOSJE dhe partia Alternativa ecim së bashku në udhën institucionale të Republikës së Kosovës. Alternativës rregullisht i janë rritur votat dhe sivjet krahasuar me para 8 viteve kryetarja, Mimoza ka më shumë se karëfishin e votave. Ka qenë një bashkëpunim i ndërsjelltë me qëllime të përbashkëta dhe me mirëkuptimin për dallimet që nuk na ndajnë por na ndihmojnë të shohim të gjitha nuancat e shoqërisë. Alternativa ka dhënë dëshmi të plotë për besnikëri të votës dhe besimit të cilin na e kanë dhënë qytetarët. Sonte dua ta falënderoj kryetaren Mimoza Kusari-Lila për punën që ajo nuk e ndali kurrë për forcën e saj që s’ia pamë kufinjtë asnjëherë. Mimoza këto katër vite ju drejtoi ju por na drejtoi edhe ne si kryetare e Grupit Parlamentar. Ky bashkëpunim mbase do të futet në manualet e shkencave politike kur flitet për koalicionet dhe partneritetet”, është shprehur Kurti.
“Me shumë dinamikë Mimoza ka koordinuar Grupin tonë Parlamentar në një frymë kolegialiteti. Ajo ka qenë një shtyllë e rëndësishme e bashkërendimit ndërmjet legjislativit dhe ekzekutivit. Mimoza ka drejtuar me shumë sukses edhe Komisionin Parlamentar për Stabilizim-Asociim dhe ka mbajtur raporte të shkëlqyera me vendet mike e aleate të Kosovës. Unë shpreh mirënjohjen time të thellë për këtë bashkëpunim”, është shprehur ai mes tjerash.