Wolfgang Petritsch: Kosova po i teston limitet e durimit të BE-së, s’mund të vazhdoni kështu përgjithmonë - NACIONALE

Wolfgang Petritsch: Kosova po i teston limitet e durimit të BE-së, s’mund të vazhdoni kështu përgjithmonë

3 orë më parë

nga NACIONALE

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, në një intervistë për emisionin “Info Magazine”, ka deklaruar se marrëdhëniet e Kosovës me Brukselin nuk janë në gjendje të mirë.

Sipas tij, Kosova po shkon deri në kufijtë e tolerancës së Bashkimit Evropian.

“Duke folur me disa njerëz nga Brukseli që rishtazi mbajtën takim vjetor në Vjenë të Këshillit Evropian për Punë të Jashtme, dhe zyrtarët e Brukselit janë fort të shqetësuar. Ju mund ta vëreni që Kosova tani Kosova po i teston limitet e durimit të Bashkimit Evropian. Ju nuk mund të vazhdoni kështu përgjithmonë”, tha ish-përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Kosovën.

Ai gjithashtu u ndal te pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, duke pretenduar se qëndrimi i tyre është bërë edhe më i largët ndaj mundësisë së njohjes në krahasim me periudhën e mëparshme.

“Më lejoni të ju them diçka. Pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që janë vende mosnjohëse për Kosovën, dhe unë jam në kontakt konstant me zyrtarë me këto vende, dhe ata janë larguar më tutje për ta pranuar Kosovën sesa ishin para një viti, apo një viti e gjysmë. Kjo është shenjë e keqe për Kosovën”, u shpreh ai.

Në fund, diplomati shprehu mendimin se Kosova ka nevojë për një udhëheqës që, sipas tij, do të fokusohej më shumë në forcimin e mbështetjes ndërkombëtare për vendin dhe qytetarët e tij.

Lajme të ngjashme