Weber: Vuçiq s’e zbaton marrëveshjen me Kosovën, ëndrra e tij është rikthimi i Trump-it
Studiuesi i mirënjohur gjerman, Bodo Weber, beson se Serbia do të provoj[ të zvarrisë zbatimin e Marrëvrshjes Bazike derisa kjo marrëveshje në fakt “të vdesë” dhe se “ëndrra e përhershme” e Presidenti të Serbisë, Alekandar Vuçiq, është kthimi i Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Daljen e serbëve nga institucionet kosovare, studiuesi gjerman, e quan gjënë më të gabuar, e ku madje e fajëson edhe Perëndimin që lejuan që kjo gjë të ndodh; gjë e cila “ishte mashtrim i madh i serbëve nga Beogradi dhe Lista Serbe”.
Integrimin e serbëve në institucionet kosovare Weber e quan “arritjen më të madhe” duke iu referuar Marrëveshjes së Brukselit të prillit të vitit 2013; ndërkaq me daljen e serbëve e quan rikthimin në gjendjen para dialogut.
“Në mendimin tim, gabimi themelor i Perëndimit ishte që lejoi këtë. Përveç kësaj, qartazi, atyre serbëve që i lanë institucionet Beogradi dhe Lista Serbe ju premtuan gjëra që çojnë në shkëputjen e veriut, u mashtruan keq. Pra, çoi në një eskalim që s’e kishim parë asnjëherë në historinë e dialogut”, ka thënë Weber për “Slobodno Srpski”.