VV zgjedh Kurtin kandidat për kryeministër
Albin Kurti është i përzgjedhuri kandidat i partisë Vetëvendosje për kryetar vendi në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Kështu u konfirmua me shumicë votash në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.
“Mund ta themi së bashku dhe më zë të lartë se kjo ishte qeverisja më e mirë për qytetarët dhe shtetin tonë qysh nga pavarësia. Le ta mendojmë edhe një herë në qetësi e larg dezinformatave, që për sovranitetin e Kosovës, ushtrinë tonë, buxhetin tonë, policinë tonë, sigurinë tonë dhe për të gjithë sektorët vitalë të jetës sonë publike, janë të gjitha më mirë e shumë më mirë të organizuar sesa në vitin 2020 e më parë”, ka thënë Glauk Konjufca gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjitshëm.