VV shkon vet e katërta në zgjedhje: 17 subjekte politike dorëzojnë aplikimet në KQZ
Deri më 20:30 të së dielës, 17 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Tre nga këto subjekte janë koalicione të regjistruara zyrtarisht në KQZ, duke përfshirë koalicionin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që do të shkojë në zgjedhje së bashku me partitë GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Sipas Elezit, subjekte politike, përfshirë partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, kanë afat deri më 7 dhjetor të dorëzojnë listën e plotë të kandidatëve për deputetë.
Koalicionet që tashmë kanë dorëzuar aplikimet janë:
PAI – PDAK – LPB: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB).
Koalicija VAKAT: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).
Lëvizja VETËVENDOSJE!: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Ndërkohë, partitë që kanë aplikuar individualisht janë:
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Kosova Nevi Romani Partia
Jedinstvena Goranska Partija
Za Slobodu Pravdu i Opstanak
Kosova Demokratik Türk Partisi
Partia Liberale Egjiptiane
Partia Romë e Bashkuar e Kosovës
Socialdemokratska Unija (SDU)
Srpska Lista
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
Fjala
Nova Demokratska Stranka (NDS)
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK)
Ky proces i aplikimeve shënon hapin e parë zyrtar drejt zgjedhjeve dhe tregon diversitetin e lartë të subjekteve që do të konkurrojnë në listat zgjedhore.