VV selektive, e citon veç pjesën që i konvenon nga raporti i IRI-t
Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) dje publikoi raportin për Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova. Në lidhje me këtë temë, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një grafikë.
Gati si gjithnjë, edhe kësaj radhe, VV-ja ka cituar veç pjesën që i konvenon nga raporti i IRI-t.
“65% e qytetarëve të Republikës së Kosovës kanë mendimin se vendi po shkon në drejtim të duhur sipas Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për vitin 2024” – ka shkruar VV-ja.
Megjithatë, VV-ja nuk i ka cituar pjesën ku qytetarët tregojnë për problemet me papunësinë e kostot e shtrenjta të jetës. Po ashtu, në këtë raport shumica e qytetarëve kanë theksuar se gjendja ekonomike është disi e keqe (44 për qind) ose shumë e keqe (27 për qind).