VV publikoi video për “sukseset” e qeverisë, reagon Hamiti i LDK-së - NACIONALE

VV publikoi video për “sukseset” e qeverisë, reagon Hamiti i LDK-së

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një video të publikuar sot në llogarinë zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, u përmenden disa të bëma të qeverisë të cilat nga ky subjekt i konsiderojnë suksese të mëdha.

Lidhur me këtë publkim videoje ka reaguar Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.

“Në një video që fillon me një valëvitje disa sekondëshe të flamurit të Republikës së Kosovës, Vetëvendosje e ka filluar përpjekjen për t’iu vënë në ndihmë Qeverisë Kurti. Në video thuhet se tashmë s’ka nevojë për angazhim të kompanive të lobimit, meqë imazhi i Qeverisë po rregullohet me punë dhe përmbajtje. Në të përmendet edhe transparenca dhe “mungesa e skandaleve në diplomaci”, ka shkruar Hamiti

Hamiti ka thënë se po të ishte VV në opozitë, do ta fuste në video si skandale gjobitjen prej 13 mijë eurove të Ministrisë së Jashtme.

“Po të ishte në opozitë, VV-ja do ta përfshinte edhe këtë skandal të Qeverisë në videon e vet promovuese. Gjobë në shumë 13 mijë euro (të taksapaguesve) për fshehje të informacionit për punë të mira të mira të regjimit të ri!”, shkroi ai.