VV-ja shtyhet me opozitën për fotot në Ujman, Rexhaj: Ndryshimi nuk është se a keni shkuar ju, por a shkojnë qytetarët
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, u ka reaguar deputetëve opozitarë, që kanë publikuar pamje nga Ujmani të realizuara më herët.
Sipas tij, kështu opozita po tenton ta relativizojë shkuarjen atje.
“Thelbi i ndryshimit në veri nuk është se a keni qenë ju apo jo në Ujman, por a po mund të shkojnë qytetaret apo jo, sepse Ujmani është i qyterarëve jo i qeverisë.” – ka thënë tutje ai.
Postimi i plotë:
A e keni parë qysh disa deputetë opozitar e qarqe të tilla publikojnë foto nga Ujmani, dikur kur kanë qenë vet, në përpjekje për ta relativizuar shkuarjen atje?
Thelbi i ndryshimit në veri nuk është se a keni qenë ju apo jo në Ujman, por a po mund të shkojnë qytetaret apo jo, sepse Ujmani është i qyterarëve jo i qeverisë.