VV-ja shpenzoi mbi 1.3 milionë euro në fushatat zgjedhore të vitit 2021
Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 1.3 milionë euro gjatë vitit 2021 për fushatë zgjedhore.
Kështu është bërë e ditur në raportin financiar të paaudituar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas këtij raporti, partia më pushtet ka pasur mbi 2.1 milion euro të hyra gjatë vitit të kaluar.
Ndërsa në kategorinë e shpenzimeve partia e Albin Kurtit ka pasur mbi 2.3 milionë euro.
LVV-ja ka shpenzuar më së shumti për pagat dhe kompensimet e strukturave të saj, ku shpenzimet për këtë kategori kapin shumë prej 600 mijë eurove.
Nga buxheti i shtetit LVV ka marrë 1 milionë e 655 mijë e 326 euro.