VV-ja raporton se në veri janë vendosur shenjat zyrtare të vendbanimeve në Kosovë
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në veri të vendit janë hequr shenjat serbe të vendbanimeve.
Në profilin e saj në “Facebook”, partia me e madhe në pushtet ka postuar një video ku shihen disa punëtor të një kompanie duke i larguar këto shenja.
Kjo partia tregon se në vend të tyre janë vendosur shenjat zyrtare të vendbanimeve në Kosovë.
“Në veri: Hiqen shenjat serbe, vendosen shenjat zyrtare të vendbanimeve në Kosovë”, është shkruar në faqen e VV-së në “Facebook”.