VV-ja bojkoton sërish seancën parlamentare - NACIONALE

VV-ja bojkoton sërish seancën parlamentare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar edhe seancës e sotme parlamentare, ku pritet të miratohet një deklaratë për mbështetjen e rezolutës se Parlamentit Evropian për sulmin terrorist në Banjskë.

Në këtë seancë që është thirrur nga AAK-ja dhe është përkrahur nga partitë tjera opozitare po merr pjesë vetëm kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kjo nuk është hera e parë që deputetët e VV-së bojkotojnë seancat e thirrura nga opozita. Kështu kanë vepruar edhe për seancën e jashtëzakonshme për policinë dhe për seancën e djeshme ku është diskutuar për rritjen e koeficientit.

Lajme të ngjashme