VV aktivizohet pas premtimit të Bedri Hamzës për rritje pagash, lajmërohet Alim Rama - NACIONALE

VV aktivizohet pas premtimit të Bedri Hamzës për rritje pagash, lajmërohet Alim Rama

1 vit më parë

nga NACIONALE

Programin e shpaluar nga Partia Demokratike e Kosovës, në të cilin Bedri Hamza u zotua për rritje 50% të pagave në sektorin e publik, veçse ka nisur ta sulmojë Lëvizja Vetëvendosje.

Sekretari i Përgjithshëm i VV-së, Alim Rama, shkroi se Hamza gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, ka rritur pagat “100% për vete, 4% të tjerëve”.

“Këta që premtojnë rritje të pagave me nga 50%, në të kaluarën vetëm vetes ja kanë rritur 100% ndërsa të tjerëve 4%! Tash si e kanë zakon në fushatë nuk ndalen me premtime”, ka shkruar Rama në Facebook.

Lajme të ngjashme