VV 53, PDK 22, LDK 18, AAK 7: Ndarja e mandateve pothuajse çështje e kryer - NACIONALE

VV 53, PDK 22, LDK 18, AAK 7: Ndarja e mandateve pothuajse çështje e kryer

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga KDI-ja, ka vlerësuar se tani ndarja përfundimtare e mandateve në Kuvend mes partive politik është pothuajse e kryer.

Ai ka treguar se VV-ja do t`i ketë 53 mandate, PDK-ja 22, LDK-ja 18 dhe AAK-ja 7.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se votat që kanë mbetur për t`u numëruar nuk pritet të sjellin ndryshime të rëndësishme.

“Situata përfundimtare me ndarjen e mandateve 53-22-18-7 tashmë është pothuajse çështje e kryer. As kutitë e mbetura të votave me postë, e as 11,895 votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta që do të numërohen nesër, nuk pritet ta ndryshojnë ndarjen e mandateve – përveç nëse prodhojnë ndonjë devijim krejt të pazakontë nga trendet e deritanishme. Historikisht, votat me kusht kanë ndjekur më shumë trendin e vendvotimeve të rregullta, me dallime relativisht të vogla. Prandaj, përveç nëse rezultati i këtyre votave i afrohet dukshëm trendit të votave me postë, LVV nuk pritet të arrijë në 54 mandate”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Në anën tjetër, pas performancës dukshëm më të dobët në kutitë e fundit të votave me postë, LDK-ja e ka tejet të vështirë të rikthehet në 19 mandate, duke ia marrë një mandat PDK-së (mundësia e vetme). Për këtë, LDK-ja jo vetëm që do të duhej ta kalonte PDK-në në renditjen sipas votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, por do të duhej ta bënte këtë me një dallim prej disa qindra votash”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme