Vushtrriasi raporton se persona të panjohur kanë shkruar grafite në derën e hyrjes së shtëpisë, garazhës dhe në disa dritare
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë ka raportuar se persona të panjohur në derën e shtëpisë, grazhës dhe në disa dritaare, kanë shkruar disa grafite.
Policia nuk ka arrestuar ndonjë person deri më tani.
Rasti po hetohet si “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.
Raporti i plotë:
NXITJE E URREJTJES,PËRQARJES OSE MOS DURIMIT KOMBËTAR, RACOR, FETAR APO ETNIK
Vushtrri 31.10-01.11.2023 – 16:00-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshimtë të panjohur në derën e hyrjes së shtëpisë, garazhës si dhe në disa dritare të shtëpisë së tij me sprej kishin shkruar grafite. Rasti ne procedure te rregullt hetimore.