“Vullnet me ty jemi”, reagon Valon Syla pas sulmit ndaj ekipit të Nacionales në Prizren - NACIONALE

“Vullnet me ty jemi”, reagon Valon Syla pas sulmit ndaj ekipit të Nacionales në Prizren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti dhe gazetari, Valon Syla ka reaguar pas sulmit ndaj ekipit të Nacionales në Prizren.

Syla përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar Vullnet Krasniqit, gazetarit të sulmuar, se jemi me ty.

Ai tutje ka thënë se ky sulm tregon vetëm një send, që nuk ndihen të sigurt dhe fitimtar në kauzën e tyre të dhunshme.

“Vullnet Krasniqi babikë... tash e pashë lajmin. Me ty jemi. Dhuna e këtij soji e tregon vetëm një send. Që nuk ndihen të sigurtë dhe fitimtar në kauzen e tyre të dhunshme. Dhe se janë në panikë, ata me mendësi të shekujve të shkuar.” – ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme