Vuçiqi flet për Milan Radojiçiqin: Do të përballet me procedura serioze në Serbi - NACIONALE

Vuçiqi flet për Milan Radojiçiqin: Do të përballet me procedura serioze në Serbi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë, ka folur sërish për Milan Radojiçiqin, i dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, i cili tashmë gjendet edhe në listën e kërkimit të Interpolit.

Duke folur për Radojiçiiqn, Vuçiqi ka theksuar se ai do të përballet me “procedura serioze në Serbi”

“Unë nuk jam person që dua t’i shqetësoj njerëzit kur ata kalojnë periudhë të vështirë, por e di se sa të provokuar kanë qenë serbët. Ai do të përballet me procedura serioze në Serbi. Natyrisht e gjithë kjo e vështirëson në mënyrë dramatike pozitën e Serbisë dhe nëse nuk do të kishim zgjedhje do të tregoja me disa detaje se sa probleme i solli realisht vendit”, tha Vuçiq në një intervistë për “NIN”, transmeton Koha.

Lajme të ngjashme