Vuçiqi flet në telefon me Makronin rreth dialogut me Kosovën: Bisedë e shkëlqyer
Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka njoftuar përmes një shkrimi se ka realizuar një bisedë telefonike me Emmanuel Macron, president i Francës.
Në shkrimin e tij, Vuçiq e ka cilësuar bisedën me Makronin si të shkëlqyer.
Sigurisht, në këtë shkrim, ai përmendi edhe Kosovën, duke pretenduar se serbët e Kosovës po privohen nga çdo e drejtë.
“Bisedë e shkëlqyer me Presidentin Macron për çështjet urgjente në rajonin tonë, ndryshimet aktuale politike në kornizat evropiane dhe globale dhe ndikimin e tyre të mundshëm në Serbi dhe vendin e saj në kontekstin e dhënë” – ka shkruar, ndër të tjera, Vuçiqi.