Vuçiq tha se nuk do të shkojë në Samitin e Tiranës, Rama: Do të ishte katastrofë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në lidhje me paralajmërimin e presidentit të Serbisë, se nuk do të shkojë në Samitin e BE-së që do të mbahet në Tiranë.
Vuçiq kishte thënë se nuk do të jetë pjesë e Samitit, pasi kryeministri Kurti emëroi Nenad Rashiqin ministër për Komunitete dhe Kthim.
Kryeministri i Shqipërisë vlerësoi se mungesa e Serbisë do të ishte katastrofë.
“Unë nuk emocionohem nga asnjë lloj deklarate që bëjnë politikanët brenda apo jashtë vendit tonë për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do jetë në samit dhe presidenti i serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, jua them me bindje sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë natyrisht”, tha Rama gjatë një konference për shtyp.