Vuçiq skeptik për takimin në Bruksel, pretendon se Kurti po nxit konflikt - NACIONALE

Vuçiq skeptik për takimin në Bruksel, pretendon se Kurti po nxit konflikt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është pyetur nga gazetarët në Serbi, në lidhje me zhvillimet në veriun e Kosovës dhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se Serbia nuk po dëshiron ta sulmojë askënd, madje ka shkuar aq larg sa e ka akuzuar Kosovën se po tenton t’i sulmojë serbët.

“Është gënjeshtër që Serbia dëshiron ta sulmojë këdo, por është e kundërta. Prishtina po dëshiron ta sulmojë veriun e Kosovës, dhe po përgatit luftimin ndaj popullit tonë nën petkun e luftës së krimit”, u shpreh presidenti serb, raporton Tanjug.

“Kurti po ndjek një politikë agresive, dhe po provokon konflikt. Do të jem i lumtur nëse arrijmë diçka në Bruksel. Nuk besoj në suksesin e takimi”, deklaroi Vuçiq, transmeton Nacionale.

Presidenti i Serbisë njoftoi sot se më 17 dhe 18 gusht do të jetë në Bruksel, ku do të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe do të marrë pjesë në dialogun me Kurtin.

Presidenti tha se është skeptik se mund të arrihet një rezultat në dialogun në Bruksel, se ai po shkon atje me mirëbesim dhe se dëshiron që ne të diskutohet për gjithçka.

Lajme të ngjashme