Vuçiq pas takimit me Escobar: Diskutuan për dialogun dhe për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara - NACIONALE

Vuçiq pas takimit me Escobar: Diskutuan për dialogun dhe për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit që pati me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimi të Presidencës serbe, Vuçiq dhe Escobar kanë zhvilluar një bisedë të rëndësishme për zhvillimet aktuale dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një bisedë e rëndësishme për të gjitha ngjarjet aktuale dhe çështjet e hapura në dialogun Beograd-Prishtinë duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe të së drejtës ndërkombëtare”.

“Serbia, si një vend serioz, i besueshëm dhe i përgjegjshëm, vazhdon luftën e saj për ruajtjen e popullit dhe vendit të saj duke bërë përpjekje maksimale për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit”, thuhet në njoftim, raportojnë mediat serbe.

Lajme të ngjashme