Vuçiq nga Sllovenia: Nuk pati tensione, veç qëndrime të ndryshme për Kosovën - NACIONALE

Vuçiq nga Sllovenia: Nuk pati tensione, veç qëndrime të ndryshme për Kosovën

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në një konferencë të mbajtur për media në Slloveni, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk ka pasur tensione në samitin për procesin e Brdo Brionit.

Sipas B92, Vuçiq ka thënë se në këtë takim ka pasur qëndrime të ndryshme nga presidentët e shteteve ballkanike për Kosovën, por jo edhe tensione.

” Bisedimet kanë shkuar normalisht, nuk ka pasur tensione. Qëndrimi ynë rreth Kosovës është i ndryshëm nga qëndrimi i vendeve të tjera, me përjashtim të përfaqësuesve serbë në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka thënë Vuçiq.

Ai më tej ka njoftuar se është folur edhe për situatën e vështirë energjetike dhe mënyrat e ndihmës së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Ne folëm edhe për 6 pika me theksin se BE-ja duhet të ndihmojë Ballkanin Perëndimor nëse mundet në situatën e vështirë energjetike në të cilën ndodhemi të gjithë” është shprehur Vuçiq.

Lajme të ngjashme