Vuçiq me pretendime se Kurti “do të veprojë të ndalojë përdorimin e dinarëve serbë” në veri së shpejti
Duke folur nga Forumi Ekonomik i Davos, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendoi se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “do të ndalojë pagesat, transaksionet dhe përdorimin e dinarëve” për serbët e Kosovës, duke vazhduar të thotë se “kjo është kërcënimi më i madh dhe më serioz ndaj dialogut deri më tash”.
Këto pretendime të tij, Vuçiq tha se ia ka kumtuar ndërmjetësit evropian të ngarkuar me fascilitimin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakut.
“I paralajmërova dhe u kërkova që të ndihmojnë dhe ta ndalojnë Kurtin në përpjekjen e tij për të shkatërruar dialogun sepse Kurti dëshiron të parandalojë pagesat e rrogave dhe pensioneve për njerëzit tanë në shëndetësi, arsim”, ka thënë Vuçiq.
“Mendoj se ata janë në dijeni të pasojave dhe do të ndihmojnë në parandalimin e një gjëje të tillë, shpresoj”, ka shtuar ai.