Vuçiq mburret që s'ka vendosur sanksione ndaj Rusisë: Me njohjen e Kosovës do të merrja edhe çmimin Nobel - NACIONALE

Vuçiq mburret që s'ka vendosur sanksione ndaj Rusisë: Me njohjen e Kosovës do të merrja edhe çmimin Nobel

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do fitonte çmimin Nobel nëse do të pranonte shtetësinë e Kosovës.

Ai me mburrje ka thënë se nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe se Serbisë nuk i janë vendosur sanksione.

Pavarësisht se shumë gjëra nuk janë në favorin tonë dhe Kosova nuk është njohur, Serbia nuk ka asnjë sanksion ndaj vetes. Dhe ne nuk kemi vendosur as sanksione kundër Rusisë. Po të ishim do të isha kampion i demokracisë, fitues i dhjetëra çmimeve dhe me njohjen e Kosovës do të merrja edhe çmimin Nobel.” – ka thënë ai, shkruajnë mediat serbe.

Lajme të ngjashme