Vuçiq: Arritëm marrëveshjen më të mirë të mundshme, korrigjuam diçka - NACIONALE

Vuçiq: Arritëm marrëveshjen më të mirë të mundshme, korrigjuam diçka

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se marrëveshja e arritur me Kosovën për dokumentet identifikuese është e mirë për ta.

Vuçiq ka thënë se marrëveshja për dokumentet e hyrje-daljes është marrëveshje e nënshkruar kohë më parë, parandaj edhe ishte më e lehtë që të arrihet.

Është një marrëveshje verbale dhe mendoj se kemi arritur të korrigjojmë diçka. Ne kemi luftuar për shtetësinë serbe në Kosovë, që dokumentet e Serbisë të jenë të vlefshme në Kosovë, kemi gjetur interpretimin më të mirë, që është se serbët në Kosovë kanë të drejtën e dokumenteve të Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, njoftoi me 27 gusht se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet për hyrje-dalje që shoqëronin dokumentet identifikuese të njërit dhe tjetrit shtet.

Kryeministri i Kosovës e ka interpretuar si "fitore" së bashku me simpatizantët e tij, ndërkohë që opozita vendore po e konsideron si thjesht zbatim të marrëveshjes së vitit 2011 për lëvizje të lirë.

Lajme të ngjashme