Vuçiq bashkë me Dodikun: Ndezin fishekzjarrë për ditën e republika Sprska, pavarësisht paralajmërimeve nga perëndimi - NACIONALE

Vuçiq bashkë me Dodikun: Ndezin fishekzjarrë për ditën e republika Sprska, pavarësisht paralajmërimeve nga perëndimi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në shenjë të shënimit të Ditës së Republikës Srpska në Beograd, mbrëmë u organizua një shfaqje fishekzjarre nga vendbanimi Beograd na Voda.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik ranë dakord për fishekzjarre të sinkronizuara në orën 20:00 në të gjitha qytetet e Republikës Srpska, si dhe në Beograd, u konfirmua për Radio-Televizionin RS (RTRS) nga Kabineti i Presidentit të RS.

Fishekzjarret u shpallën si “festimi më spektakolar i ditëlindjes së Republikës Serbe deri më tani”, i cili këtë vit është nën sloganin “Simbol i Lirisë”.

Fishekzjarret u ndezën gjatë një koncerti.

Reagime të shumta ndërkombëtare pati nga perëndimi me rastin e kremtimit të kësaj dite, që në Bosnje e Hercegovinë është anti-kushtetuese.

Lajme të ngjashme