Vritet një person në Lipjan
Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në Lipjan. Nga Policia e Kosovës për Nacionalen kanë konfirmuar se si pasojë e një mosmarrveshjeje në mes të disa personave në rrugën “Lidhja e Prizrenit” të këtij qyteti, një person është vrarë si dhe dy të tjerë janë plagosur.
E gjithë ngjarja sipas policisë, ka ndodhur rreth roës 23:40 të së premtës.
“Rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ”Lidhja e Prizrenit” në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë