Vriten babë e bir në Shqipëri
Tre persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur në një konflikt me armë zjarri të ndodhur pas mesditës së sotme në Klos, Dibër të Shqipërisë.
Të vrare kanë mbetur baba e bir të cilët u ekzekutuan me breshëri plumbash.
Në vendin e ngjarjes ndërroj jetë 17-vjeçari Kenado Shira, ndërsa babi i tij Ilir Kenado ndërroj jetë pak më vonë në spital.
Autori i krimit Fiqiri Mjeshtriu, largua nga vendngjarja dhe vetëm pak orë më vonë u gjet i vetëvrarë nga policia.
Në ngjarjen që dyshohet se ndodhi pas konfliktit mes dy fiseve mbetën të plagosur edhe Eglantin Hasula dhe Danjel Hasula./abcnews