Vrau gruan e ia plagosi shoqen e vajzën, Gjykata e Ferizajt merr vendim për krimin e vitit 2002 - NACIONALE

Vrau gruan e ia plagosi shoqen e vajzën, Gjykata e Ferizajt merr vendim për krimin e vitit 2002

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Ferizaj, e ka dënuar me dënim unik prej 10 vitesh burgim efektiv të akuzuarin Afet Gunter Vila për vrasjen e gruas më 2002 në Gjermani dhe për therje me thikë të shoqes e vajzës së gruas.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata e Ferizajt nëpërmjet një komunikate për media.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurin A.G.V., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka treguar edhe rrethanat si ishte kryer krimi.

I pandehuri A.G.V., akuzohet për dispozitivin e I: për shkak se më datë 9 nëntor 2002, në banesën e përbashkët familjare në Bad Oeynhausen të Gjermanisë, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij I.G., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme dhe për motive xhelozie, tani të ndjerën e godet tri herë me thikë të kuzhinë me teh rreth 20 cm, dhe atë një herë në pjesën e majtë të barkut, një herë në pjesën e përparme të kofshës së djathtë dhe një herë në pjesën e shpatullës së majtë afër kraharorit, duke i shkaktuar plagë me një gjatësi prej 7 cm dhe një thellësi të paktën 20 cm, me ç`rast tani e ndjera si pasojë e goditjeve ka marrë plagë vdekjeprurës për shkak të gjakderdhjes së madhe dhe të nesërmen ka vdekur në spitalin e Bad Oeynhausen-it”, bëhet e ditur më tutje.

Të pandehurit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Lajme të ngjashme