Vrasja në Prishtinë, Haxhiu: E papranueshme që kriminelët të tolerohen nga sistemi i drejtësisë - NACIONALE

Vrasja në Prishtinë, Haxhiu: E papranueshme që kriminelët të tolerohen nga sistemi i drejtësisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vetëm pas pyetjes së gazetarëve ka folur për rastin e vrasjes dhe plagosjen e disa personave në Prishtinë.

Ajo ka inkurajuar gazetarët që për këtë rast të iu drejtohen prokurorisë dhe gjykatës.

Në konferencën për media, ajo ka fajësuar sistemin e drejtësisë për këtë çështje.

Sipas saj, është e papranueshme që grupet kriminale të tolerohen nga sistemi i drejtësisë.

Në këtë rast ju inkurajoj që të drejtoheni në prokurorinë përkatëse, gjykatën kompetente. Ajo që doja të thosha unë është që për mua është e papranueshme që kriminelë e grupe kriminale të tolerohen nga sistemi i drejtësisë apo tentojnë të sfidojnë ligjin dhe të konsiderojnë që janë mbi ligjin dhe mbi shtetin. I bëj thirrje secilit institucion që të kryejnë detyrat me përgjegjësi më të lartë, të mos lejojnë kriminelët dhe grupe kriminale që të bëjnë veprime të tilla. Ata duhet të përgjigjen para drejtësisë. Janë rrezikuar edhe qytetarët e pafajshëm. Është tejet e rëndësishme që të mbahen përgjegjës ata të cilët kryejnë detyrat që kanë”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të ngjashme